Për sigurimet e Përgjegjësive Publike dhe të Produktit, Sigma Sh.a., pjesë e Vienna Insurance Group, merr përsipër të dëmshpërblejë të Siguruarin për:
Të gjitha shumat, për të cilat i Siguruari do të bëhet ligjërisht përgjegjës të paguajë për kompensim dhe për kostot e dëmeve e shpenzimeve, në lidhje me ngjarjen e siguruar, për të cilën zbatohet kjo policë sigurimi, brenda kufijve të dëmshpërblimit të fiksuar në policë, dhe në lidhje me ndonjë biznes siç është përshkruar në formular, përfshirë njësinë e marrë me qera ose në pronësi të të Siguruarit.
Të gjitha shpenzimet për mosmarrëveshjet e kryera me miratim paraprak me shkrim të të Siguruarit, në lidhje me ndonjë kërkesë për dëmshpërblim ndaj të Siguruarit, kërkesë për të cilën do të zbatohet dëmshpërblimi i shprehur në këtë policë sigurimi.
Përgjegjësia Publike e mbrojtur nga SIGMA do të thotë se ne ju përgjigjemi financiarisht dhe në kohë lidhur me:
Dëmtimet trupore të ose ndaj personave (përfshirë vdekje, plagosje ose sëmundje)
Humbje ose dëmtime pasurore të ndodhura gjatë periudhës së mbulimit.
Primi i sigurimit lidhur me Përgjegjësinë Publike vendoset duke marrë në konsideratë shumën e sigurimit, kohën e mbulimit të policës si dhe kushtet e punës.
|