Home About Us The Group Customer Service Private Savings Contacts
YOUR TRUST, OUR OBLIGATION
New:   Sigma VIG Albania   


SIGMA E-MAIL

Sigurimi i Jetės dhe Shėndetit nga Aksidentet Personale


Ky sigurim përdoret për të siguruar kompesime në rastet e vdekjes apo dëmtimeve trupore serioze të shkaktuara aksidentalisht duke lehtësuar humbjen financiare të individit, i cili është i paaftë të ndjekë punën e zakonshme.

Sigurimi nga Aksidentet Personale mbulon aksidentet që pëson i siguruari gjatë:

  1. 1. ushtrimit të veprimtarisë profesionale të treguar në policën e sigurimit,
  2. 2. çdo veprimtarie tjetër të të siguruarit që nuk ka karakter professional apo
  3. 3. gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak, si dhe
  4. 4. aksidente të tjera që mund të pësojë i Siguruari.

 

Polica e Sigurimit të Aksidenteve Personale lëshohet për persona të moshës 16-65 vjec, në marrëdhënie pune ose jo, që gëzojnë shëndet normal dhe që nuk kërkojnë kujdes mjekësor të përhershëm. 

Kjo policë sigurimi dëmshpërblen për rastet si më poshtë:

- Paaftësia e përhershme e plotë – që do të thotë humbja e plotë e aftësisë së të siguruarit për të kryer detyrat në profesionin e tij ose në çdo profesion tjetër, shkaktuar nga aksidenti, e vërtetuar si e tillë nga autoriteti mjeksor kompetent.

- Paaftësia e përhershme e pjesëshme - që do të thotë humbja e pjesëshme e aftësisë për punë, shkaktuar nga aksidenti me pasojë humbjen anatomike apo dëmtimin funksional të përhershëm të një ose disa organeve apo gjymtyrëve të të siguruarit.

- Paaftësia e përkohshme e plotë - që do të thotë humbja e plotë e aftësisë së të siguruarit, shkaktuar nga aksidenti për të përmbushur përkohësisht detyrat në profesionin e tij.

- Paaftësia e përkohshme e pjesëshme - që do të thotë humbja e pjesëshme e aftësise së të siguruarit, shkaktuar nga aksidenti për të përmbushur përkohësisht detyrat në profesionin e tij.

Vdekja - Konsiderohet pasojë si rezultat i një aksidenti dhe jo më vonë se 12 muaj nga data e ndodhjes së aksidentit.

 

Ky sigurim ju garanton për të gjitha rastet e ndodhjes së një aksidenti nëpërmjet shpërblimeve ditore dhe mjekësore. Ndryshe nga sigurimet shëndetësore shtetërore që paguani dhe ju dëmshpërblejnë në varësi të pagës suaj, ky sigurim ju dëmshpërblen në bazë të shumave të sigurimit të zgjedhura nga ju. Në policën e sigurimit standarte shumat e sigurimit variojnë nga 100.000 lekë deri në 5.000.000 lekë, të cilat përbëjnë shumën maksimale të dëmshpërblimit. Rast pas rasti aplikohen edhe shuma më të mëdha sigurimi, kjo në vartësi të nevojave të klienteve.

Sigma Sh.a., pjesë e Vienna Insurance Group, paguan dëmshpërblim për pasojat e drejtpërdrejta dhe ekskluzive të shkaktuara nga aksidenti.

Primi i Sigurimit përcaktohet në bazë të shumës së sigurimit të zgjedhur nga ju, pra të masës së dëmshpërblimit total dhe ditor të zgjedhur, si dhe të profesionit që ushtroni, i cili specifikohet dhe në policën e sigurimit. Primi që duhet të paguani është simbolik krahasuar me përfitimet.

Për t'u pajisur me më tepër informacion në lidhje me këtë sigurim, mos hezitoni të na kontaktoni në adresat e poshtëshënuara, ku menjëherë do t'ju vihet në dispozicion specialisti i marrjes në sigurim i cili do t'ju mundësojë të gjithë informacionin e kërkuar.

Polica e sigurimit nga Aksidentet Personale mund të jetë individuale ose kolektive.

Bizneset që operojnë në bazë të parimeve moderne, ku punonjësit konsiderohen pasuria më e çmuar, i mbrojnë ata nga të gjitha rreziqet. Me një prim sigurimi simbolik, i cili varion nga 1.000 leke deri 10.000 leke, garantoni shëndetin tuaj dhe të punonjësve tuaj prane Shoqerise se Sigurimeve Sigma Sh.a., pjesë e Vienna Insurance Group.

©1999 SIGMA - Pjesë e Vienna Insurance Group Adresa: Rr "Komuna e Parisit", Pall. Lura, P.O.B. 1714, Tirane Tel: +3554258254, Fax: +3554258254, E- mail: info@sigma-al.com